Deputeti i Parlamentit Europian, Eduard Kukan, ka uruar Ilir Metën për zgjedhjen e tij në krye të Republikës së Shqipërisë.
Në urimin e tij për presidenin e ri, ai shkruan se zgjedhja president e Metës është zgjedhja më e mirë që Shqipëria mund të bënte. Ai shpreh sigurinë se Ilir Meta do të udhëheqë popullin drejt të ardhmes që meriton, drejt BE-së.
“Ju përgëzoj sinqerisht për zgjedhjen tuaj si President. S’ka asnjë dyshim se Shqipëria bëri zgjedhjen më të mirë.
Jam i sigurtë se Ju do të përdorni përvojën tuaj të madhe dhe mençurinë politike për të udhëhequr popullin tuaj drejt te ardhmes evropiane që ai meriton.”, mësohet të ketë uruar Kukan.
(XH.A/SHUPLAKA)