Ditën e nesërme, Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbledhë Konventën Kombëtare për zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj partie.
Mësohet se Konventa do të mbahet në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” dhe do të drejtohet nga ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, e cila është edhe kryesuesja e listës së kandidatëve për deputet të Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Tiranës.
Në mbledhjen e 30 prillit të Komitetit drejtues Kombëtarë Ilir Meta ka dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet drejtuese në Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Flitet se Konventa do të votojë dy emra për kupolën drejtuese të LSI. Petrit Vasili do votohet për kryetar në vend të Ilir Metës si dhe Monika Kryemadhi, e cila do të garojë për postin e zv/kryetarit të parë të LSI, post që do jetë numri dy në LSI.
(XH.A/SHUPLAKA)