Presidenti i zgjedhur Ilir Meta, i cili ende mban postin e kreut të Kuvendit gjersa të marrë zyrtarisht detyrën e re, priti sot Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Social Demokrate Austriake (SPÖ) Andreas Schieder.
Në këtë takim, Meta i shprehu Schieder-it mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj avancimit të integrimit evropian të Shqipërisë.
Ndërsa ky i fundit nga ana e tij e uroi Metën për zgjedhjen në postin e Presidentit të Republikës. Gjatë takimit, dy politikanët biseduan edhe për situatën politike në Shqipëri, ku Meta shprehu mbështetjen e tij për nismën e Presidentit Nishani në shërbim të dialogut politik dhe theksoi se në respekt të parimit të gjithëpërfshirjes duhet bërë gjithçka për të mundësuar pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet e ardhshme. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post