00:11 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Basha zbulon vendimin e grupit parlamentar, “kushti” pse mund të heqë dorë nga qeveria teknike

23:03 | 02/05/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha zbulon vendimin e grupit parlamentar, “kushti” pse mund të heqë dorë nga qeveria teknike

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit Parlamentar, kreu i opozitës Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat është shprehur i hapur për të dëgjuar ofertën e qeverisë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, edhe nëse nuk bëhet fjalë për krijimin e një qeverie teknike.

Mirëpo deklaroi se nuk besonte të kishte zgjidhje më të mirë se kjo për zgjidhje të lira dhe të ndershme. Kështu kushti sipas tij, është ofrimi i kushteve për të kryer zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo duket më shumë si këmbëngulje se sa si heqje dore nga qeveria teknike.

“Nëse ka propozime që ofrojnë të njëjtat garanci që ne nuk i kemi dëgjuar, jemi të gatshëm të dëgjojmë, por jo të braktisim kauzën e qytetarëve për shkak të atyre halabakëve.

Ne marrim peshën e plotë të përgjigjësisë për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo krizë politike, por pa dorëzuar të drejtën e qytetarëve për të votuar lirisht.

Për ne kjo është zgjidhja, qeveria teknike, nëse ka zgjidhje të tjera realiste për votën e shqiptarëve, jemi të hapur t’i dëgjojmë. Kjo është rruga jonë, i takon palës tjetër të ofrojë çfarë mund të ofrojë. Po kërkojmë të ofrojë një rrugë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por jo një zgjidhje fasadë.

Me këtë vendim shkojmë në procesin e negociatave të propozuar nga presidenti i Republikës Bujar Nishani. Vendimi i grupit parlamentar është ky: të mbëhtesë qëndimin e PD-së dhe opozitës deri më tani. Prandaj nesër do kontaktojmë Nishanin sepse deri më tani s’kemi patur mundësi ta bëjmë, për të parë modalitetet.”, deklaroi Basha pas mbledhjes. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: lulzim basha
Pas

Basha tregon ofertën e Ramës me negocimin e Brukselit: 4 ministra teknikë por ai mund të blejë çdo deputet

Para

PPE zbardh video-konferencën me të djathtët: Bojkoti i zgjedhjeve jo në përputhje me standardet e BE, palët të angazhohen sinqerisht

Para
PPE zbardh video-konferencën me të djathtët: Bojkoti i zgjedhjeve jo në përputhje me standardet e BE, palët të angazhohen sinqerisht

PPE zbardh video-konferencën me të djathtët: Bojkoti i zgjedhjeve jo në përputhje me standardet e BE, palët të angazhohen sinqerisht

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet Trump-Musk shkaktojnë “krizë” në shitjet e Tesla-s

Partneri tentoi ta vriste? Tragjedi në Itali, 48-vjeçarja bie nga kati i katërt në tentativë për t’i shpëtuar zjarrit në banesë! Dyshimet e policisë dhe sherri mes çiftit para ngjarjes

“Eloni u çmend”: Trump dhe Musk debatojnë publikisht

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

Objekti arkeologjik dëmtohet pas një serie tërmetesh në zonën vullkanike

Trump shpreh zhgënjimin ndaj Elon Musk: Kishim një marrëdhënie shumë të mire, nuk e di nëse do ta kemi më! Miliarderi: Pa mua s’do i kishe fituar zgjedhjet

Netanyahu konfirmon rekrutimin e klaneve palestineze për të luftuar ndaj Hamasit

Fluturime të vonuara ose të anuluara, BE ndryshon rregullat: Kompensim deri në 500 euro dhe praktika të thjeshtuara. S’ka më pritje të gjata në avion

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë!

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.