Mbledhja e djeshme e Grupit Parlamentar të PD-së zgjati deri orët e vona dhe pas saj në një deklaratë për mediat kreu i kësaj Partie Basha shpjegoi se çfarë ishte diskutuar me ndërkombëtarët.
Sipas tij opozita nuk tërhqiet nga qeveria teknike dhe se me lajmet që dalin në media është spekuluar mjaft.
Nga ana tjetër sot rreth orës 10:00 pritet që Basha dhe Rama të ulen në tryezën e diskutimit të ndërmejtësuar në Presidencë. Ditën e djeshme ishte Nishani ai që bëri hapin e parë për të ftuar Partitë pasi sipas tij përmasat e krizës janë përkeqësuar ndjeshëm.
I menjëhershëm qe reagimi i Ramës i cili deklaronte se kjo ishte një ftesë e vonuar.
‘‘Z.President!Edhe unë jam i shqetësuar për përmasat që po merr kriza e PD!Jam gati t’i përgjigjem thirrjes suaj kaq të vonuar e të ulem me LB’’, shkruante Rama.
Përveç kësaj Rama me ultimatum ka kërkuar që takimi mes të dyve të zhvillohej që mbrëmë në darsë. Nëse kjo nuk ndodhtte Rama do të niste fushatën. Po mesa duket kryeministri ka lëshuar nga e tija deri sot në orën 10:00. (E.K/SHUPLAKA)