Në Paris janë arrestuar 5 persona dhe janë konfiskuar një sasi armësh në operacionet anti terror. KJo pasi janë marrë masa përpara balotazhit të zgjedhjeve presidenciale. Sipas autoriteteve franceze të dyshuarit janë të moshave ndërmjet 18 dhe 24 vjeç.
Zyra e prokurorit tha se ata u kapën në operacionet e të martës në tri qytete; në afërsi të qytetit të Normandisë në Rouen, në Villeneuve d’Ascq afër Lille në Francën Veriore, dhe në Roanne në Francën qendrore, ka njoftuar agjencia AP.
Duhet të theksojmë që ai që mbikëqyri hetimet anti terror në Paris është Prokurori i këtij qyteti. Nuk është e qartë nëse arrestimet kanë një lidhje me fushatën presidenciale. Duhet të sjellim në vëmendje që balotazhi pritet të zhvillohet ditën e dielë. (J.V/Shuplaka)