Ditën e djeshme mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së u prit me mjaft interes pasi fati i mbajtjes së takimit sot me Ramën dhe hyrja në zgjedhje varet jo pak prej diskutimeve që janë bërë atje.
Orë tensionesh dhe orë në fakt spekulimesh, shumë u fol për përplasje brenda rradhëve por në fund të mbledhjes Basha nuk komentoi asnjë fjalë në lidhje me debatet.
Përveç syvce kureshtarë të publikut ishin dhe mediat ato që pritën me padurim daljen e kreut të opozitës Basha. 8 gazetare me mediat që pëefaqsojnë pas pritjes me orë të tëra bën raportimin e asaj çka po ndodhte te Selia e PS-së.
Nga fotot që sjellim më poshtë duken tetë gratë dhe vajzat që për hir të punës së tyre kanë sakrifikuar edhe disa orë lodhje në këmbë. Asnjë mashkull, të paktën për këtë shkelje të barazisë gjinore nuk do të ketë ndonjë ndëshkim si ai për LSI-në prej listës së kryesuar nga 3 gra në Tiranë. (E.K/SHUPLAKA)