Më në fund Greqia pas shumë negociatash ka rënë dakortme kreditorët ndërkombëtarë për një paketë prej rreth 3.6 miliardë eurosh.
Sipas Deutsche Welle Greqia do të marrë kredi me interes 3.5 për qind, tha në televizionin grek (ERT) Ministri i Financave Euclid Tsakalotos.
Pas marrjes së kësaj kreie priten edhe shkurtimet në Greqi dhe reduktimi i të ardhurave vjetore, të cilat janë: Shkurtimi i pensioneve deri në 18 për qind duke filluar nga 1 janari 2019. Një reduktim i të ardhurave vjetore për të cilat nuk është e nevojshme të paguhen taksa prej 8,636 euro në rreth 5.681 euro. Shuma e saktë nuk është ende e njohur.
Ekspertët e Komisionit të BE-së, të Bankës Qendrore Evropiane, të ESM-së dhe të FMN-së do t’ia paraqesin tani raportin e tyre eurogrupit. Vetëm pas miratimit të eurgrupit mund të vazhdojë pagesa e parave për paketën e ndihmës deri në 86 miliardë euro. (J.V/Shuplaka)