Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Athinën ka kryer arrestimin dhe ekstradimin drejt Shqipërisë të shtetasit Gentjan Ruli 41 vjeç, i dënuar për trafik droge nga Gjykata e Sarandës.
Është kryer ekstradimi i shtetasit Gentjan Ruli 41 vjeç, lindur në Sarandë.
Detaje:
Interpol Tirana ekstradon nga Greqia një shtetas të dënuar për “Trafikim të lëndëve narkotike”. Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi, drejt vendit tonë, të shtetasit shqiptar:
Gentjan RULI, 41 vjeç, lindur në Sarandë. Shtetasi Gentjan RULI, është dënuar me 7 vjet në burg, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për kryerjen e veprës penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal Shqipëtar.
Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Athinën/Greqi realizoi arrestimin provizor dhe ekstradimin drejt vendit tonë të shtetasit në kërkim Gentian RULI.
(XH.A/SHUPLAKA)