14:34 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Rama hap derën dhe del, pas 3 orësh negociata me Bashën, kryedemokrati dhe disa minuta më shumë me Nishanin (FOTO/VIDEO)

13:14 | 03/05/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama hap derën dhe del, pas 3 orësh negociata me Bashën, kryedemokrati dhe disa minuta më shumë me Nishanin (FOTO/VIDEO)

Ka përfunduar pas tri orësh takimi i nisur paraditen e sotme në ambientet e Presidencës. Vetëm pak minuta më parë, kryeministri dhe njëherazi kreu i PS-së, Edi Rama është parë të dalë në shoqërinë e Gramoz Ruçit. Ai është larguar në këmbë nga Presidenca dhe i është drejtuar Kryeministrisë.

Ai nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment mbi tryezën e sotme të bisedimeve e thirrur një ditë më parë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

Ndërkaq, kreu demokrat vazhdon të qëndrojë brenda Presidencës, mbase për një takim kokë më kokë që është duke u zhvilluar mes tyre.

Kryeministri Rama, i cili la i pari këto takim të nisur në orën 10:10 të së mërkurës të 3 majit, ishte edhe i pari që mbërriti paraditen e sotme në Presidencë në shoqërinë e Gramoz Ruçit.

Ç’NDODHI MË HERËT:

Rama hyn i pari në Presidencë përkrah kreut të Grupit Parlamentar të partisë së tij Gramoz Ruçit, pas tij Lulzim Basha me kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Palokën.

Për pak minuta Rama dhe Ruçi qëndruan nën shoqërinë e sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, i cili u kthye në Kryeministri, teksa Rama kapërceu portën e madhe të Presidencës. Ndryshe nga Rama që shkoi në këmbë, Basha zgjodhi të hyjë me automjetin e tij deri në oborr.

Mbledhja e djeshme e Grupit Parlamentar të PD-së zgjati deri orët e vona dhe pas saj në një deklaratë për mediat kreu i kësaj Partie Basha shpjegoi se çfarë ishte diskutuar me ndërkombëtarët.

Sipas tij opozita nuk tërhqiet nga qeveria teknike dhe se me lajmet që dalin në media është spekuluar mjaft. Ditën e djeshme ishte Nishani ai që bëri hapin e parë për të ftuar Partitë pasi sipas tij përmasat e krizës janë përkeqësuar ndjeshëm. I menjëhershëm qe reagimi i Ramës i cili deklaronte se kjo ishte një ftesë e vonuar.

(XH.A/SHUPLAKA)

 

Etiketa: edi ramalulzim bashaPresidencatakim
Pas

”Ndiej keqardhje për ty miku im”, Luan Rama i përgjigjet Monika Kryemadhit

Para

Ambasadorët e BE-së mblidhen te Vlahutin, pritet deklaratë e tyre

Para
Ambasadorët e BE-së mblidhen te Vlahutin, pritet deklaratë e tyre

Ambasadorët e BE-së mblidhen te Vlahutin, pritet deklaratë e tyre

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vlorë, policia aksion për lirimin e hapësirave publike. Në 2 ditë, dhjetëra makina të parkuara gabim hiqen me karrotrec (video)

RCS Sport & Events falënderon Policinë e Shtetit për garantimin e sigurisë gjatë etapave të Giro d’Italia në Shqipëri

Përplasje me armë në Greqi: Në pranga 12 shqiptarë e grekë, sekuestrohen armë e para

Finiq, Sarandë / Arrestohen dy shtetas për zjarrvënie të qëllimshme në një sipërfaqe toke me bimësi dhe pemë frutore(EMRAT)

Asgjësohen mbi 40 mijë bimë narkotike në territorin e qarkut Shkodër, procedohen penalisht 10 zyrtarë lokalë

Anija turke kapet në brigjet belge me qindra kg kokainë, 8 në pranga. Mes tyre një shqiptar

Aktivizohen sirenat në Izrael, dyshohet për sulm nga Jemeni

Shitje lëndësh narkotike dhe prostitucion, arrestohet shqiptari! Në pranga edhe dy vajza të huaja

Britania e Madhe dhe Siria rivendosin marrëdhënie diplomatike

Jepte lekë me fajde dhe kanoste qytetarë, arrestohet polici në Elbasan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.