Është lënë e lirë Edlira Lame, administratorja e labortarit me drogë që u gjet rreth një muaj më parë në Skrapar, ku u sekuestruan plot 1.2 ton drogë.
Më herët, ndaj saj u caktua masa e sigurisë “arrest me burg”, por së fundmi gjykata e ka lënë të lirë.
Dy javë pasi u zbuluan plot 1.2 tonë kanabis në magazinën e saj në fshatin Gauk të Skraparit, administratorja Edlira Lame mohoi të ishte në dijeni për sasinë e lëndës narkotike.
Në seancën gjyqësore të 14 prillit, përmes avokatit të saj, i tha Gjykatës se nuk kishte në administrim magazinën ku u gjet droga, por një tjetër ambient pranë saj, ku prodhoheshin verë, raki, si dhe çanta kartoni ambalazhi. Si provë, përpara trupit gjykues avokati paraqiti një mandat pagese me vlerë 20 mijë dollarë nga një kompani amerikane, të cilën e kishte furnizuar me raki.
Sipas gruas së akuzuar për trafik droge të mbetur në tentativë, magazina ku u zbulua droga ka qënë në administrim të një shtetaseje të huaj dhe bashkëshortit të saj, i cili ka ndërruar jetë rreth pesë vite më parë.
(XH.A/SHUPLAKA)