Ai e ka shprehur edhe më parë dobësinë për më të voglën e familjes Meta, Erën, e cila ka qenë e para që ka përqafuar pasi përfundoi fjalën e tij në Konventën Kombëtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe u fotografua me Vasilin dhe Kërpaçin.
Teksa zbriste shkallët e podiumit, ai është parë teksa ngrinte duart lart si në drejtim të Zotit, si për ta falënderuar atë teksa shpeshtonte hapat drejt së bijës e cila e priste në rreshtin e parë, së bashku me të dhjetëra e dhjetëra të pranishëm që u emocionuan nga kjo shkëputje e tij nga LSI për shkak të zgjedhjes President i Republikës së Shqipërisë.
Era Meta është fëmija dhe vajza e vogël e familjes, për të cilën i ati është shprehur se ia hap telefonin në çfarëdolloj rrethane dhe për të cilën tregoi pak ditë më parë plot humor se si e kishte pritur ajo zgjedhjen e të atit President.
(XH.A/SHUPLAKA)