20:01 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Floida Kërpaçi në Konventën e LSI-së: Çfarë do i sjellin të rinjtë Parlamentit Shqiptar

19:37 | 03/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vasili zgjidhet në mënyrë unanime kryetar i LSI, Monika Kryemadhi zv.kryetare e parë

Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, në Konventën e sotme të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka deklaruar se deputetë të rinj në Parlament do të sjellin ide të reja dhe vision të ri në politikën shqiptare.

“Përshëndetje, të dashur miq, shokë dhe shoqe, LSI sot është partia e vetme që mendon si tju japë shansin jo vetëm ju që jeni këtu, anëtarëve të LSI por të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, vota e rinisë është i vetmi mjet që rinia ka që ta marri në dorë fatin e saj që ne ta shkruajmë vetë historinë dhe të ardhmen tonë.

LSI nuk është vetëm një parti e qendrës së majtë, ne jemi partia e njerëzve të thjeshtë, ne jemi partia e rinisë dhe e shpresës së rinisë për të gjetur një shans në vendin tonë të mrekullueshëm.

Shansin për të luftuar varfërinë ekonomike, shansin për arsim më cilësor, shanse për të krijuar mundësi për punësim, për të luftuar depresionin e shkaktuar nga mungesa e punësimit, atë shans që e ofron vetëm LSI dhe besnikëria që u ofrojmë qytetarëve dhe atyre që besojnë tek ne.

Për këtë besim që njerëzit kanë sot te LSI dua publikisht të falenderoj drejtues e anëtarë të LSI-së që me përulësi kanë shpërndare ndër vite këtë frymë positive

Rinia ju është mirënjohëse, si kryetare e LSI- kemi zhvilluar takim në çdo cep e fshat të Shqipërisë, kemi dëgjuar çdo shetësim. Këto zgjedhje do jenë zgjedhje për rininë shqiptare.

Të rinjtë besojnë te LSI, vetëm me LSI t’i mund të bëhesh pjesë e ndryshimit. Madje në gazeta kam lexuar që të rinjtë nuk mund të jenë pjesë e parlamentit, të rinjtë nuk munden. Pse nuk thonë këta njerëz që ka qenë kokëfortësia e liderëve aktualë që na kanë sjellë në këtë krizë, zënka të vazhdueshme mes PS dhe PD. Është kjo krizë që ka larguar investitorët e huaj, duke vdekur investimet.

Dua që vendi im të jetë më i qetë dhe ne të rinjtë të kemi më shumë shanse.

Kam besim te thjeshtësia, programi, puna dhe maturia e LSI-së për të qenë pranë një shansi, me LSI çdo i ri ka një shans.

Ka ardhur koha të hapim një kapitull të ri, ku të rinjtë të shkruajnë historinë e një Shqipërie me shumë shanse.

Të rinjtë do sjellin një vizion të ri, ide të reja, ne do jemi zëri i të rinjve shqiptar. “, ishin fjalët e Kërpaçit, e cila është një ndër kandidatet për deputete të LSI-së në qarkun e Tiranës. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: floida kerpaciLSI
Pas

Ilir Meta përqafon të bijën pas përfundimit të fjalës mes qindra të rinjve (VIDEO)

Para

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, një i plagosur

Para
Aksident në aksin Korçë-Ersekë, një i plagosur

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, një i plagosur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni në Tiranë: 20 mijë m² hapësira publike të rikthyera qytetarëve

Tragjedi në Vietnam: Përmbyset anije turistike, 34 të vdekur

Ksamil, dhunohet në sy të pushuesve një 46-vjeçar

Australia mbështetje Ukrainës, i dërgon 49 tanke M1A1 Abrams

Shembja e ndërtesës në Afrikë u mori jetën 34 personave, hetimet zbulojnë se tragjedia mund të shmangej: Vrimat në godinë mbuloheshin me rërë

Zjarri në Belishovë: Situata nën kontroll, por mbikëqyrja vijon gjatë natës

Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.