Juve ka bërë një hap të rëndësishëm drejt finales së Champions League pasi sot fitoi në takimin me Monacon.
Italianët fituan me rezultat 0 me 2 ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Gurin vendimtar në këtë takim e luajti sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain, i cili shënoi të dy golat që sollën fitoren e Juventusit.
Higuain shënoi në minutat 29 dhe 59, pas dy asistimeve nga Alves.
Finalisti i Ligës së Kampionëve do të mësohet pas ndeshjes së kthimit në Itali. (M.D/Shuplaka)