Moderatori dhe gazetari i njohur Arjan Çani, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka realizuar ëndrrën e tij me zgjedhjen e kreut të LSI-së Ilir Meta si president.
“LSI do tkurret me largimin e Metës, sepse ashtu është krijuar si partia e Metës. Me Vasilin kryetar LSI s’do jetë njëlloj pavarësisht respektit të madh që kam për të. Por LSI ka lindur si parti e Metës.
Kur themi LSI nënkuptojmë Ilir Metën. Meta nuk ka më legjitimitetin publik që të dalë të mbrojë kauza sepse nuk e lejon statusi.”, shprehet Çani.
Më tej, ai bën një parashikim të “zi” apo të “errët” për Shqipërinë, pasi sipas tij Shqipëria po kthehet drejt Erdoganizimit. Me këtë term, Çani bën një krahasim mes Erdoganit në Turqi dhe Ramës në Shqipëri.
“Edi Rama po realizon dalngadalë ëndrrën e çdo pushtetari. Unë parashikoj atë që e kam thënë edhe muaj më parë, që po shkojmë drejt procesit të Erdoganizimit Shqipërisë, ku opozita është fazë dhe nuk mund të thuash që Erdogani bën vjedhje votash, jo, por po shkojmë në këtë fazë ku rriten pozitat e Ramës.”, shton Çani. (D.D/Shuplaka)