Kryeministri Edi Rama, i cili është një mbështetës i zjarrtë i skuadrës së Juventusit, nuk e ka humbur ndeshjen e sotme të skuadrës së zemrës kundër Monakos.
Përballjen mes Juventusit dhe Monakos, kryeministri shqiptar e ka ndjekur në lulishten e kryeministrisë ku ishte vendosur edhe një monitor i madh. Në fotot e mëposhtme shihet se si Rama është aq i përqendruar në ndeshjen e futbollit të skuadrës italiane, ndërkohë që si kryeministër ka një mijë gjëra të tjera, shumë të rëndësishme për të nxjerrë Shqipërinë nga ngërçi politik, kriza ekonomike, papunësia, lufta ndaj drogës etj.
Por 90 minutat e ndeshjes së Juventusit, për Ramën mesa duket janë shumë më të rëndësishmë se çdo problem që qeveria e tij mund të jetë duke kaluar.
Jo shumë larg, por pikërisht sot, kryeministri ishte në një takim me kreun e opozitës Lulzim Basha, për të diskutuar për arritjen e një marrëveshjeje në kuadër të krizës politike që ka kapluar vendin.
Mirëpo negociatat e thirrura nga presidenti i Republikës Bujar Nishani rezultuan pa sukses, pasi Rama dhe Basha nuk ranë dakord. Megjithatë në ditët në vazhdim priten të tjera takime. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1722″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]