Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, mbrëmë, në një intervistë për emisionin “Opinion” nga çadra e protestës ka deklaruar se nëse Edi Rama nuk garanton një marrëveshje me konsensus, opozita është e detyruar t’ia marrë atij pa konsensus.
Spahiu ka lënë të kuptojë se opozita duhet të radikalizojë protestën, pasi dialogu nuk po funksionon me kreun e qeverisë Rama.
Ai tha se populli duhet të mblidhet që me datë 6 maj në Kavajë, një ditë para zgjedhjeve, për të detyruar Edi Ramën të ulet në marrëveshje me opozitën sipas kërkesave të parashtruara.
‘’Mendoj që pritej dështimi i negociatave, pasi kryeministri është një nga njerëzit më të pabesë. Ai ka paraqitur ndryshime nga marrëveshja e parë.
Nuk ofron asgjë, ka ardhur momenti që Partia Demokratike të rishikojë mënyrën e protestës, ka ardhur momenti i rrethimit të kryeministrisë, ka ardhur momenti i rrethimit të institucioneve, ka ardhur momenti që në Kavajë të japim një leksion.
Edhe për Vlahutin dhe Ramnë që thonë që opozita nuk ka mbështetje popullore, në mënyrë të ngjashme si populli në Greqi apo Rumani. Atje ku nuk arrihet marrëveshje është koha që populli të demostrojë forcën’’, u shpreh Spahiu. (E.K/SHUPLAKA)