Monika Kryemadhi u zgjodh dje unanimisht zv/kryetare e LSI në Konventën e mbajtur tek Pallati i Sportit Asllan Rusi.
Sot ajo ka shkruar në rrjetet sociale se ndihet mirënjohëse dhe se beson që LSI do ta bëjë Shqipërinë më të mirë.
“Ne besojmë te njëri-tjetri dhe të gjithë sëbashku, besojmë se LSI do t’a bëjë Shqipërinë një vend më të mirë për ne dhe për fëmijët tanë”,- shprehet Monika Kryemadhi një ditë pasi u zgjodh numri dy i LSI.
POSTIMI:
Ju jam mirënjohëse për çdo hap që kemi bërë e për çdo rrugë që kemi ndjekur sëbashku në këto vite.
Falenderime pa fund për të gjithë ju që më votuat, dhe për të gjithë të tjerët që më mbështetën në këtë rrugëtim kaq të vështirë dhe të bukur, që quhet LSI.
Nuk ka të pamundura kur jemi bashkë!
Ne besojmë te njëri-tjetri dhe të gjithë sëbashku, besojmë se LSI do t’a bëjë Shqipërinë një vend më të mirë për ne dhe për fëmijët tanë! #NjeShansPerTeGjithe?????❤️
Dje u zgjodh kryetari i LSI Petrit Vasili po ashtu në mënyrë unanime. (M.D/Shuplaka)