02:06 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

”SHAH” NË NEGOCIATA/ A do ia dalin Rama dhe Basha të mbyllin kutinë sot te Nishani? (KUSHTET)

18:22 | 04/05/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
”SHAH” NË NEGOCIATA/ A do ia dalin Rama dhe Basha të mbyllin kutinë sot te Nishani? (KUSHTET)

Sot pasdite presidenti Nishani ka ftuar dy liderët kryesorë në vend për një negociatë të dytë të ndërmjetësuar nga kreu i shtetit. Basha dhe Rama do të takohen sot në orën 19:00 në mjediset e Presidencës.

Dje ishte takimi i parë i thirrur nga Nishani i cili doli pa rezultat pas 3-oërsh në Presidencë ku Rama kishet me vete Ruccin dhe Basha Palokën.

Kjo është një retrospektivë e ofertave të propozuara në ndërmjetësimin mes Bashës dhe Ramës. 

NEGOCIATAT ME MC ALLISTER DHE FLECKENSTEIN:

Rama ofroi:

  •  4 ministra teknikë
  •   Kreun e KQZ
  •   Shtyrja e zgjedhjeve deri në datën 16 korrik

                     

Basha: Refuzon, kërkon:

  • Qeveri teknike
  • Identifikim të zgjedhësve 
  • Votim elektronik

Bisedimet mbyllen pa rezultat.

TENTATIVA E PARË NË PRESIDENCË:

Rama ofron:

  • Zv kryeminstër i propozuar nga PD por jo anëtar
  • Në ministrinë e Brendshme një zv.ministër i propozuar nga PD, jo anëtar partie.
  • Zv.ministër për Arsimin e propozuar nga PD
  • E njëjta gjë për burgjet.
  • Ministër Shteti për teknologjinë në zgjedhje, të ketë ekipin e vet dhe buxhetin e vet, dhe të përgatisë një projekt për numërimin dhe votimin elektronik. Nëse projekti është i zbatueshëm ne gati ta financojmë dhe zbatojmë në zgjedhjet lokale të vitit 2019.

Basha: Refuzon, shton se është hequr dorë madje edhe nga propozimet kur ishin ndërkombëtarët.

 

REAGIMET:

Basha: Unë shkova me zotimin e marrë para miqve tanë europianë. Pala tjetër është tërhequr edhe nga propozimet e javës së kaluar që vetë i loboi.

Rama: Që prej dy muajsh i them Bashës, hajde takohemi, hajde takohemi. Unë kam propozuar dialog pa kushte. Unë kam thënë që jam gati të diskutoj qeveri teknike po jo që të pranoj qeveri teknike. Unë kam dëgjuar 7 fjalime dje në tavolinë, po kam dëgjuar nuk do të thotë që kam rënë dakord”,- shtoi Rama.

Ndërkohë sot kryeministri Rama e krahasoi politikën me shahun, në krahasim me kundërshtarin politik që sipas Ramës e sheh politikën si damë duke përdorur metodën e pokerit, që të çon në bllof.

“Për mua politika është shah, nuk është damë. Sigurisht që dikush zgjedh ta luajë siç e sheh të arsyeshëm. Por nëse luan si damë duke përdorur metodën e pokerit, duhet të marrësh parasysh se me bllofin mund të fitosh shumë por mund të humbësh gjithçka. Shahu ka strategji të tërë. Kur plani i zbulohet kundërshtarit, kundërshtari është mat. Sot jemi në kushtet kur nuk mundet dot të harrojmë. PS dhe PD janë kundërshtarë. Siç e dini shkuam deri te takimi famëkeq i Pallatit të Kongreseve, dy krerë Partie që rrinë në dhima të ndara, njëri me një gjerman dhe tjetri me gjerman tjetër. Ilir Meta ka pranuar menjëherë ofertën e ndërkombëtarëve, ndërsa unë jam shprehur kështu ‘’Nuk i pranoj po as i refuzoj, vetëm nëse PD-ja do të votojë Vettingun’’, po nuk patëm më shumë mundësi diskutimi pasi Basha u largua nga Pallati i Kongreseve”,- u shpreh Rama sot për gazetarët.

A do të arrihet më në fund në një gjuhë të përbashkët mes dy palëve pas disa dështimeve me të huajt dhe presidentin Nishani?

Mbetet për tu parë nëse sot në takimin e dytë të thirrur do të dalë tym i bardhë nga Presidenca dhe a do të mbyllet kutia e shahut që po luhet duke kaluar kohën normale të lojës.

(M.D/Shuplaka)

 

 

 

Etiketa: Bashapresidentirama
Pas

“Me kalimin e orëve, kohës të dy po lëshojnë, Rama nuk është aq i interesuar që opozita të jetë në zgjedhje”

Para

Turqia gati të përurojë stadiumin “ëmbëlsirë”

Para
Turqia gati të përurojë  stadiumin “ëmbëlsirë”

Turqia gati të përurojë stadiumin “ëmbëlsirë”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.