Në intervistën e saj të parë si zëvendëskryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, deputetja Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Komenti te Berat Buzhala” , krahas zhvillimeve politike ka folur për historinë e saj të dashurisë me Presidentin e Zgjedhur Ilir Meta.
“Unë kam hyrë në Partinë Socialiste 5 minuta para Ilir Metës. Jemi takuar për herë të parë në zyrën e Musa Ulqinit në nëntor të vitit 1991 dhe më pas atje kemi filluar angazhimin tonë për takimin kombëtar të FRESSH-it që është bërë më 15 janar 1992, dhe që këtej kanë filluar në mënyrë natyrale, marrëdhëniet, grindjet, përplasjet, debatet, intrigat politike brenda një forumi rinor, derisa erdhëm në një moment që në janar të 1994-s kurorëzuam puthjen e parë.”, tregon Kryemadhi.
Pas këtij rrëfimi, gazetari Buzhala e ngacmoi duke thënë: Domethënë një nga borxhet që keni PS-së është njohja me Ilirin”.
Por Kryemadhi tha se edhe PS nga ana tjetër i ka disa borxhe asaj.
“Në fakt e vërtetë është por edhe PS më ka ca borxhe të tjera. Se në vend që të bëja dashuri si gjithë bashkëmoshataret e mia bëja mitingje “Lironi Fatos Nanon” në atë kohë. Kështu që jemi të larë në njëfarë mënyre.
Kur Iliri bëri 45 vjetorin, një nga arsyet që Iliri e bëri ishte se i tha dhe Gramoz Ruçit që ja kemi borxh PS-së, unë dhe Monika, një darkë të madhe sepse në fund të fundit ne nuk kemi bërë as një dasëm asnjë gjë. Dhe kjo ditëlindje ishte si një lloj respekti.”, tha bashkëshortja e Presidentit të Zgjedhur të Republikës së Shqipërisë. (D.D/Shuplaka)