11:55 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

‘’Nuk dua të pësoni gol, e dëgjuat? Fitoni dhe më thoni sa e doni premion’’, Gjici dush të ftohtë lojtarëve

10:45 | 05/05/2017
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘’Nuk dua të pësoni gol, e dëgjuat? Fitoni dhe më thoni sa e doni premion’’, Gjici dush të ftohtë lojtarëve

Gjatë paradites së djeshme presidenti Safet Gjici ka zhvilluar një mbledhje me ekipin, ku u kujtoi lojtarëve se ndeshja ndaj Partizanit është vendimtare për çështjen e titullit dhe kërkoi vetëm fitore nga Kukësi.

Gazeta ”Panorama” arrin të zbardhë thelbin e fjalimit të presidentit me ekipin:

“Kemi përpara një ndeshje shumë të rëndësishme, atë ndaj Partizanit. Ju e dini se çfarë dua unë. S’është hera e parë që kërkoj fitore, por këtë ndeshje e dua me çdo kusht që ta fitojmë. Duhet t’i mposhtim me çdo kusht, na duhen tri pikët. E rëndësishme është që nuk duhet të pësojmë, ndaj ju djem (u drejtohet mbrojtësve) duhet të jeni mjaft të fuqishëm dhe të përqendruar mbrapa. Dua që të mbysni kundërshtarët. S’duhet të kenë shans mbrapa. E dëgjuat? Nuk dua gol, vetëm në këtë ndeshje jo.

Duhet t’u tregojmë të gjithëve se sa vlejmë. Partizani ka bërë presion, jo arbitrat etj., etj,, por këto i kanë për presion. Nuk e dinë ata se ne kemi kaq vite që luftojmë për kampion dhe jemi mësuar me të tilla gjëra. Kurrsesi nuk duhet të dalim pa atë që duam nga kjo ndeshje. Unë kërkoj fitore. Luftoni, fitoni dhe më thoni për shumën për premion sa doni. Hapni gojën, vendoseni vetë, vetëm fitoni!”. Kurse presidenti ka biseduar në mënyrë të veçantë me trajnerin Gjoka, të cilit i ka kërkuar vetëm fitore.

STËRVITJA

Kukësi ka mbyllur dje përgatitjet për Partizanin me një seancë që u zhvillua në Pezë në orarin e ndeshjes 19:00. Seanca e djeshme i ka shërbyer stafit për të dhënë udhëzimet e fundit për ndeshjen, ku kryesisht është punuar në karakterin tekniko-taktik, si dhe përvetësimin e disa skemave loje. Gjatë gjithë kohës trajneri ka kërkuar nga lojtarët se destinacioni përfundimtar i pasimeve të tyre të ishte Pejiç dhe Emini.

Skuadra punoi shumë me topa vertikalë nga qendra drejt sulmit dhe nga krahët drejt sulmit. Gjoka ka provuar edhe formacionin, me të cilin do t’i bëj ballë Partizanit sot. Edhe pse trajneri është munduar që kjo pjesë të ishte e izoluar nga publiku, gazeta arriti të zbulojë rreshtimin e Kukësit, kur pritet një rrotacion në mesfushë mes Kales dhe Lenës. Formacioni mendohet të jetë ky: Koliçi në portë, Hallaçi, Shameti, Alla dhe Imami në mbrojtje. Dvornekoviç, Musolli, Lena dhe Karioka në mesfushë, kurse në sulm dyshja Pejiç-Emini.

 

Etiketa: gjicikukesilojtaretsafet gjicisport
Pas

Dita e Dëshmorëve të Atdheut, dikur përkujtoheshin me këngë epike, sot me homazhe të ndara

Para

Negociatat dështuan sërish, Basha takim këtë mëngjes me ministren dhe ambasadorin suedez

Para
Negociatat dështuan sërish, Basha takim këtë mëngjes me ministren dhe ambasadorin suedez

Negociatat dështuan sërish, Basha takim këtë mëngjes me ministren dhe ambasadorin suedez

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: U raportuan 26 vatra në 24 orë

Paralajmëron kryediplomati gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës

Gjyqi për dosjen “Partizani”, reagon Berisha: Piramidë mashtrimi!

Trafik droge në kuadër të organizatës kriminale! Arrestohet 20-vjeçari nga Ballshi, i dënuar nga drejtësia italiane

Gjyqi për aferën “Partizani”! Gjyqtarja Ulliri kërkon dorëheqjen: Jam kushërirë me deputeten e PD, Andia Ulliri

Protestat e studentëve vijojnë në Beograd dhe qytete të tjera, policia hoqi të gjitha bllokadat gjatë natës

Dosja Partizani, shtyhet gjyqi në GJKKO për Berishën dhe Malltezin. Seanca e radhës më 21 korrik

Dyshime për shkelje të barazisë në tendera, kreu i KPP Jonaid Myzyri paraqitet në SPAK

Trafik mjetesh lundruese në detin Jon, arrestohet 23-vjeçari në Sarandë

Merr flakë makina në Rrugën e Arbrit, shpëtojnë mrekullisht pasagjerët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.