Koreja e Veriut ka lëshuar akuza të rënda ndaj CIA-s, të cilën e akuzon për plan për të vrarë liderion Korean përmes helmimit, forma që u ndoq për të vrarë edhe Kim Jong-nam.
Gjatë kësaj të premte, Koreja e Veriut u shpreh se një komplot ishte planifikuar për “ta hequr qafe” udhëheqësin e vendit të izoluar.
Në një deklaratë për mediat shtetërore, ministria u shpreh se shërbimet e inteligjencës kanë planifikuar vrasjen përmes disa substancave biokimike të pa specifikuara.
Akuza vjen pas pretendimeve se Kim mund të planifikonte një sulm ndaj Koresë së Jugut pasi ai inspektoi një njësi të artilerisë që përdorej për të bombarduar vendin në përplasjen e fundit vdekjeprurëse mes dy vendeve.
(XH.A/SHUPLAKA)