Edhe kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se sot do të dalë para publikut, ndërsa ka gjasa të komunikojnë mesazhe të rëndësishme.
Zyra e Shtypit të Kryeministrit ka njoftuar për një konferencë që pritet të mbahet në kryeministri në orën 17:30, ndonëse nuk deklarohet se çfarë pritet të komunikojë ai. Por kur e gjithë vëmendja është tek kriza politike, e të gjithë presin për gjetjen e një zgjidhje.
Por duhet të sjellin në vëmendje që edhe Ilir Meta sot në orën 18:30 do të ketë një mesazh shumë të rëndësishëm për të komunikuar. “Sot në orën 18:30 një video-mesazh shumë i rëndësishëm nga z. Ilir Meta!”, shkruhet në faqen zyrtare të LSI-së. (J.V/Shuplaka)