Edi Rama tërheq kandidatin socialist për zgjedhjet në Kavajë, Klodian Shehi, duke i bërë thirrje të tërhiqet edhe kandidatit tjetër të pavarur. ”Ka një plan për destabilizimin e këtij vendi, çadra është ngritur për ta vënë në zbatim këtë plan, këto nuk janë hamendje, janë fakte.”, kështu sapo ka deklaruar kryeministri Edi Rama në deklaratën nga Kryeministria.
Rama siguroi se 18 qershori nuk do ndryshojë si datë për mbajtjen e zgjedhjeve, duke komentuar: ”18 qershori, me sa më takon, nuk mund të jetë pjesë e asnjë negociate mes partive, sepse partitë duhet t’i garantojnë, jo negociojnë.”
DEKLARATA:
Mirëmbrëma,
Kam ndjekur me shumë vëmendje reagimet e publikut lidhur me përpjekjekjet për një dialog konstruktiv për përfshirjen e PD në zgjedhje.
Ndjehem krejt i qetë në ndërgjegjen time se po bëj dhe vazhdoj të bëj çdo gjë që është e mundur në këtë drejtim.
E bej jo për ata në çadër, por për demokratët e zakonshëm.
Mekanizmi i ri institucional që kemi propozuar për kontroll të brendshëm të qeverisë në kohë reale garanton barazi në garën zgjedhore.
Shumë flm në kohën në mbështetjen që na jepni, në fillin e këputur të PD dhe për të mos lënë asgjë pa bërë në funksion të përfshirjes në zgjedhjet e 18 qershorit.
Shumëkush më përsërit fjalinë mos e ndrysho 18 qershorit, mos kini asnjë shqetësim në këtë drejtim, edhe po të doni nuk e kam të mundur.
18 qershori, me sa më takon, nuk mund të jetë pjesë e asnjë negociate mes partive, sepse partitë duhet t’i garantojnë, jo negociojnë.
Të tjerët më thonë mos ua azgjat shumë atyre, mos ua var shumë atyre, boll me ata e me radhë e me radhë, ju lutem qytetarëve bëni durim e mos harroni për asnjë çast se unë nuk jam kryetar i partisë më të madhe por jam edhe kryeministër.
S’kam asnjë shqetësim nëse PD vendos t’i shkojë deri në fund një strategjie vetvrasëse, nuk dua të lë asnjë gur të pamundur që të votojnë në 18 qershor.
Ka një plan për destabilizimin e këtij vendi, çadra është ngritur për ta vënë në zbatim këtë plan, këto nuk janë hamendje, janë fakte.
Kavaja nuk do të bëhet sheshi për përsheshin, unë do t’i sugjeroja kandidatit tonë të tërhiqej. Po ashtu edhe kandidatit tjetër të pavarur. Kjo është për të luajtur gurin e fundit, deri në 7 maj do të përpiqem që ta bind PD që të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.
PD natyrisht është një parti historike por nuk do ishte as e para as e fundit që do të dilte nga skena e historisë, e dhimbshme për ata që e duan akoma.
Ama një gjë shumë e rëndësishme të mbahet mend, kjo shumicë jo vetëm nuk ka bërë asgjë për ta shtyrë në rrugën e vetëshkatërrimit, por ka bërë gjithcka për të kundërtën, ka bërë dhe do të bëjë gjithçka deri në minutën e fundit, por kur koha koha për mirëkuptim të ketë mbaruar, ne do pranojmë çdo vendim të liderhsipt të PD për të ikur në drejtim të paditur.
Këmbëmngulja për dialog nuk është dobësi, mos harroni, politika është shah. E di që të gjithë i kanë sytë nga Kavaja. Një pjesë e shohin 7 majin ku shteti të tregojë forcë, ca i druhen se do të ketë përplasje, disa të tjera për destabilizim në Shqipëri.
Do të jem shumë i sinqertë, që ka një plan për destabilizimin e këtij vendi, këto nuk janë më hamendje janë fakte. Por që Shqipëria nuk do të destabilizohet këtë jua siguroj të gjithëve pas.
Sfida jonë është të shkojmë deri në 18 qershor duke bërë cmos që Shqipërisë mos t’i hyjë gjëmb në këmbë. Sfida jonë është që mandatin për të vazhduar qeverisjen e Shqipërisë. Provokimet antikushtetuese të të tmerruarëve nga drejtësia, që po vjen ne nuk duhet dhe nuk do tu përgjigjemi flakë për flakë.
Jua kam komunikuar edhe miqve tanë që ka kanë bërë dhe do të bëjnë shumë. Të jemi shumë të qartë, të pengosh njerëzit të votojnë është krim.
I përsëris Lulzim Bashës, leje Kavajën, hiqe nga mendja se mund të shtysh datën po as afatin e 8 majit, fokusohu te zgjidhja, kësaj herë për të detajuar ofertën që ke në tavolinë. Zgjedhjet do të bëhen në 18 qershor, ne 8 maj nuk jam në në dispozicion nëse ata nuk bien dakort për ndryshimin e kodit zgjedhor dhe zhbllokimit të vettingut, u kërkoj durim, jemi në prag të zhvillimeve të mëdha, populli do të vendosë.” (V.G/SHUPLAKA)