Kryeministri Rama ka bërë sot lëvizjen surprizë në daljen e tij publike për mediat. Ai i bëri thirrje dy kandidatëve në Kavajë që të tërhiqen nga zgjedhjet e pjesshme për të mos u bërë kështu ky qyteti sheshi për përsheshin e opozitës siç u shpreh kryeministri.
Rama ftoi Bashën përsëri për dialog dhe negociata.
“Provokimet antikushtetuese të të tmerruarve nga drejtësia, që po vjen ne nuk duhet dhe nuk do tu përgjigjemi flakë për flakë.
Jua kam komunikuar edhe miqve tanë që ka kanë bërë dhe do të bëjnë shumë. Të jemi shumë të qartë, të pengosh njerëzit të votojnë është krim.
I përsëris Lulzim Bashës, lëje Kavajën, hiqe nga mendja se mund të shtysh datën po as afatin e zgjedhjeve. Fokusohu der më 7 mja për një zgjidhje. Me 8 majnuk jam më I gatshëm. Kësaj here për të detajuar ofertën që ka në tavolinë dhe jo për të vazhduar idenë e qeverisë teknike. Zgjedhjet do të bëhen në 18 qershor, në 8 maj nuk jam më në dispozicion. Të bien dakort për ndryshimin e kodit zgjedhor dhe zhbllokimin e vettingut. Kërkoj durim, jemi në prag të zhviullimeve të mëdha, populli do të vendosë kë do të ngarkojë për të qeverisur vendin katër vitet e ardhshme”,-tha Rama. (M.D/Shuplaka)