Kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, ka reaguar nga Kavaja vendimit të kryeministrit Edi Rama për të tërhequr nga gara kandidatin e majtë për zgjedhjet e pjesshme për kreun e ri të Bashkisë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale aleati i Lulzim Bashës tregon atmosferën në Kavajë, pas vendimit të Ramës për tu bërë thirrje dy kandidatëve për tu tërhequr nga gara.
“Fitoreeeeeeee Përshëndetje nga Kavaja RAMA RA”, shkruan Kreshnik Spahiu.
Kreu i qeverisë i përcolli kryeopozitarit Lulzim Basha mesazhin sot se do të ketë afat deri të dielën më 7 maj që të arrijnë një marrëveshje për zgjidhjen e krizës politike.
Në të kundërt sipas Ramës, duke filluar nga 8 maji ai do të nisë fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.
Me apo pa PD, zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen sipas kryeministrit më 18 qershor, siç janë dekretuar nga presidenti Nishani. (M.D/Shuplaka)