Kreu i opozitës Lulzim Basha, nga çadra e opozitës e cilësoi si fitoren e parë, tërheqjen e kryeministrit Edi Rama nga zgjedhjet në Kavajë.
“Republika e Re sapo shënoi fitoren e parë! Falenderimi im i parë dhe mirënjohja më e thellë është për qytetarët fisnikë të Kavajës, për të rinjtë dhe të rejat e Kavajës, për këtë qytetari kreshnike të lirisë dhe demokracisë që vulosi tërheqjen e Edi Ramës nga planu ogurzi për të rikthyer monizmin nga vendi që përmbysi diktaturën komuniste, dua të falenderoj nga zemra ata qindra mijëra kavajas e kavajse, luftëtarë të lirisë, që me qëndrimin e tyre u bënë një qëndresë e pakapërcyeshme për planet ogurzeza të mafias dhe krimit, dëshiroj të falenderoj gjithashtu ata qytetarë kavajas që dëshironin një alternativë vërtet të majtë por që vendosën të refuzojnë fasadën e shëmtuar kriminale që u ofroi Rilindja dhe Edi Rama me datë 7 maj.
Të dashur qytetarë dhe qytetare të Kavajës, e gjithë Shqipëria e njeh kurajon e qytetit tuaj që solli demokracinë 27 vite më parë.
Tashmë ne e dimë, shqiptarët e dinë dhe bota e di dhe Edi Rama e njohu refuzimin tuaj masiv për të qenë pjesë e fasadës së fituar nga krimi.
Ky është kontributi i dytë që Kavaja jep për lirinë dhe demokracinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Do të mjaftonte qëndresa e Kavajës dhe refuzimi i çdo kavajsi për mposhtjen e planit ogurzi të Edi ramës, padyshim kjo është një betejë që Kavaja mund ta fitonte e vemte, siç e vetme e fitoi betejën për liri e drejtësi.”, u shpreh Basha nga çadra. (D.D/Shuplaka)