18:04 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Krahasoi Ramën me Skënderbeun, si e sqaron Elisa Spiropali

22:45 | 05/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Krahasoi Ramën me Skënderbeun, si e sqaron Elisa Spiropali

Ju kujtohet deklarata e kandidates për deputete të PS-së Elisa Spiropalit pak javë më parë, kur krahasoi kryeministrin Edi Rama me Skënderbeun. Ndërsa Spiropali ishte e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, gazetari Arjan Çani e ngacmon lidhur me këtë deklaratë, për të cilën Zëdhënësja e Kryesisë së Partisë Socialiste është ndeshur me mjaft kritika dhe tallje.

Ndërsa Çani e pyet se çfarë lidhje ka Rama me Skënderbeun, Spiropali nuk përgjigjet drejtpërdrejt por kalon në ligjërata kundër opozitës, duke e cilësuar si një çadër turke.

“Ka forca mosbesimi që besojnë që Shqipëria nuk mund të bëhet. Kjo forcë mosbesimi, apo ky dell zhbërës, reflektohet herë të opozita dhe herë të opozita, pak rëndësi ka, duken edhe si çadër orientale si çadër turke i ke parë?

Nga ana tjetër ka forca që Shqipëria do të bëhet më në fund një shtet dhe nuk ka përfaqësues më të denjë se sa ai i pari që vendosi gurët e themelet.”, deklaroi Spiropali duke kaluar nga gafa në gafë.

Çanit nuk i shpëton termi “çadër turke” dhe ia vë në dukje Spiropalit se ç’të keqe ka. “Nuk e kam me turqit, ata i kemi aleatë dhe aleatë mbeten”, përgjigjet ajo.

Pak javë më parë, në një takim me të rinjtë që votonin për herë të parë Spiropali e krahasoi kryeministrin me heroin kombëtar Gjergj Kastriotin.

“Është Shqipëria që deshi Ismail Qemali, që mendoi Fan Noli, Shqipëria që vuajti Fishta dhe të tjerë Rilindas Shqiptarë. Është Shqipëria që ideoi ky burri këtu Skendërbeu. Shqipëria europiane dhe vetëm europiane dhe kam vetëm një njeri dhe vetëm një forcë politike që mund të bëjë realitet këtë ëndërr, është Edi Rama edhe është Partia Socialiste.”, ishin fjalët e Spiropalit. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Elisa Spiropaliskenderbeu
Pas

“Ky është vetëmanifestimi i forcës”, si përgjigjet Spiropali për tërheqjen e Ramës nga Kavaja

Para

“Burrë shteti apo pulë deti?”, Rama i përgjigjet komentuesit

Para
“Burrë shteti apo pulë deti?”, Rama i përgjigjet komentuesit

"Burrë shteti apo pulë deti?”, Rama i përgjigjet komentuesit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbytet në det një turiste çeke në plazhin e Qerretit

Zjarri në Delvinë, policia ka nisur evakuimin e banorëve të fshatit Kalasë

Vlorë/ Prishi qetësinë publike duke vënë muzikë mbi normat e lejuara, gjobitet me 2 mln lekë pronari i një beach bari në Dhërmi

Tragjedi në Itali! Me rroba të lagura me benzinë dhe shenja dhune në qafë, 11-vjeçarja humb jetën në Palermo, hetimet zbulojnë detaje të tmerrshme

Thellimi i krizës së urisë, ushtria izraelite njofton ‘pauzë taktike’ në luftimet në disa pjesë të Gazës

Incidente në protestën pro-palestineze në Berlin, plagosen 17 policë dhe arrestohen 57 demonstrues

Paskuqan/ Plagoset gjatë punës në kantier ndërtimi një 58-vjeçar, policia arreston inxhinierin (EMRAT)

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë, reagon Rama: Përjashtimi nga detyra është vetëm masa e parë, do përballet me drejtësinë sapo të dalë nga spitali

Lufta me zjarret në Bulqizë! Operacione nga ajri dhe toka, qytetarët: Jemi gjitha natën pa gjumë mos riaktivizohen

FOTO/ Vazhdon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Këto janë pamje nga çdo lagje të Tiranës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.