Çështje vllezërish, kështu ka nisur bideda në takimin e dytë mes Ramës dhe Bashës në Presidencë.
Pas një takimi të parë ku palët bën hapa pas në qëndrimet e tyre, për të thyer akujt në takimin e dytë një ditë më pas gjithçka nisi me një pyetje sesa vllezër kishte njëri dhe sesaa kishte tjetri.
Dialogu në Presidencë:
Rama-Bashës: Po vëllai sa vjeç, është më i vogël?
Basha: Katër vjet.
Basha-Nishanit: Ti ke vetëm një vëlla?
Rama: Ka dy.
Nishani: Kam dy, unë jam i madhi. Unë kam qenë i pari. I dyti ka me mua 20 muaj diferencë.
Rama-Nishanit: Po i treti?
Nishani: Është 6 vjet më i vogël se unë. Iku në emigracion në Itali. Tani merret me biznes.
Mesa duket për vëllanë e kryeministrit nuk ka qenë e nevojshme të pyetet, se jo pak herë Olsi Rama është akuzuar nga opozita për lidhje të tij me biznese të paligjshme. Kjho video është fiksuar nga kamerat e televizionit ‘’Klan’’. (E.K/SHUPLAKA)