19:41 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kavaja ‘’u mbyll’’, ç’pritet të ndodhë këtë fundjavë mes Ramës dhe Bashës

08:21 | 06/05/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kavaja ‘’u mbyll’’, ç’pritet të ndodhë këtë fundjavë mes Ramës dhe Bashës

Ditën e djeshme në një deklaratë për mediat kryeministri Rama u shpreh se do të tërhiqte kandidatin në Kavajë. Sipas tij kjo bëhej për shkak se Partia Demokratike kishte qëllim që të destabilizonte vendin duke shkaktuar konflikte të dielën kur do të mbaheshin zgjedhjet.

‘’ Kavaja nuk do të bëhet sheshi për përsheshin, unë do t’i  sugjeroja kandidatit tonë  të tërhiqej. Po ashtu edhe kandidatit tjetër të pavarur. Kjo është për të luajtur gurin e fundit, deri në 7 maj do të përpiqem që ta bind PD që të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit’’,u shpreh Rama.

Nga ana tjetër kryeministri në mënyrë ultimative u shpreh se opozita ka kohë der më 8 maj që të reflektojë dhe se pas kësaj date nuk do të ketë më mundësi që të negociohet.

‘’ I përsëris Lulzim Bashës, leje Kavajën, hiqe nga mendja se mund të shtysh datën po as afatin e 8 majit, fokusohu te zgjidhja, kësaj herë për  të detajuar ofertën që ke në tavolinë.

Zgjedhjet do të bëhen në 18 qershor, ne 8 maj nuk jam në në dispozicion nëse ata nuk bien dakort për ndryshimin e kodit zgjedhor dhe zhbllokimit të vettingut, u kërkoj durim, jemi në prag të zhvillimeve të mëdha, populli do të vendosë’’, u shpreh më tej ai.

Duke ditur që 8 maji është dhe dita e hënë, mes palëve në këto dy ditë të fundjavës pritet të ketë takime të tjera. Edhe pse kreu i opozitës u shpreh se Rama duhet të lërë ultimatumet, çka do të thotë sipas Bashës që edhe zgjedhjet e Qershorit do të shtyhen.

‘’Ftesa qëndron e hapur. Por ultimatumet për 18 qershorin janë të papranueshme, ligjërisht dhe moralisht. Ne i refuzojmë, 18 qershori ka rënë politikisht moralisht dhe ligjërisht.

Le të bashkohemi në një premtim kombëtar ndaj brezave, nga kjo  qëndresë e pamposhtur 77 ditore, përfundimi i vetëm i kësaj beteje do të jenë zgjehdjet e lira dhe të ndershme.

Ultimatumet e Republikës së vjetër i refuzojmë, ose bashkojuni Republikës së Re, Republikës së Lirisë, zgjedhjeve të demokracisë së vërtetë, ose përballuni me marshimin më të madh të qytetarëve javën e ardhshme në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Dhe pas kësaj në çdo shesh e në çdo rrugë të çdo qyteti e çdo fshati, ku vullneti i shqiptarëve për demokraci nuk sprapset kurrë’’, u shpreh Basha në fjalën e tij në çadrën e demokratëve. (E.K/SHUPLAKA)

 

 

Etiketa: Bashafundjavekavajaramatakimi
Pas

“Nuk kam fjalë”, Gaz Demi i trishtuar për humbjen me Kukësin po thotë se ka ende shpresë

Para

Veliaj e bën sërish, përkulet dhe i puth dorën të moshuarës. Të tjerat e presin me trendafila (FOTOT)

Para
Veliaj e bën sërish, përkulet dhe i puth dorën të moshuarës. Të tjerat e presin me trendafila (FOTOT)

Veliaj e bën sërish, përkulet dhe i puth dorën të moshuarës. Të tjerat e presin me trendafila (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Inspektorati i Punës vendos pezullimin e pjesshëm të aktivitetit të Albchrome

Shefi i stafit të Zelenskyt takohet me Rubion, zyrtari ukrainas: Shkëmbyem mendime mbi takimin në Stamboll

Udhëheqësi suprem i Iranit kritikon propozimin bërthamor të SHBA-së: Do të vazhdojmë të pasurojmë uraniumin

Jo vetëm telefonatë me Trump, Kremlini konfirmon: Putin zhvilloi bisedën e parë më Papën Leon XIV

Projektet për energjinë, 4 bashki vetëm me panele diellore

Ngritja e banesave të reja, INSTAT: U rritën shpenzimet për pagat e punëtorëve, u ulën për materialet e ndërtimit

Banesa përfshihet nga flakët në Vlorë, e moshuara harron sobën ndezur

Tragjedi në Qinam të Ersekës: 65-vjeçari humb jetën pasi u godit nga rrufeja

“Patëm një bisedë të mrië”, Trump telefonatë me Putinin, zbulon diskutimin: Më tha se do t’i përgjigjet Ukrainës me…

Zelensky thirrje Putinit: Firmos armëpushimin dhe takohemi kur të duash

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.