Nën tingujt e këngës aq të dashur për fëmijët ‘’qingi vogël’’ Monika Kryemadhi ka ndarë një video me momente nga aktivitetet me fëmijët në Elbasan.
E shoqëruar nga ish-ministri i transporteve Haxhinasto, Kryemadhi ka qenë dje e pranishme në zonën e saj elektorale në Elbasan.
Ata kanë organizuar një takim me fëmijë të moshave të vogla dhe kanë shërbyer për ta disa ushqime dhe ëmbëlsira.
‘’Një moment komplet ndryshe❤❤❤. Më kishin munguar vjershat dhe këngët e fëmijëve. Ndonjëherë duhet t’i neglizhosh disa gjëra për të kuptuar se jetën ta bëjnë shumë njerëz të bukur. ☺️??’’, shkruan Kryemadhi.
Kujtojmë se para pak ditësh Kryemadhi është zgjedhur nënkryetare e LSI-së, po në asnjë moment nuk ka hequr dorë nga impenjimi i saj në qarkun e Elbasanit, ku kryeson dhe listën e kandidatëve për deputetë. (E.K/SHUPLAKA)