Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Maqedoni. Si shkak i një atentati ka ndërruar jetë në Spitalin e Tetovës kryetari i Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi.
Ai sot para dite është qëlluar me gjashtë plumba nga armë zjarri.
Tani për tani nuk dihen arsyet por për TetovaSot, nga dega e Bogovinës së BDI-së, konfirmojnë ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot në Bogovinë.
Kujtojmë se kjo ngjarje e rëndë në Maqedoni vjen pak ditës pas trazirave që ndodhën në Parlament, nga të cilat u plagos deputeti shqiptar Ziadin Sela. Nga ana tjetër nuk dihet ende nëse ngjarja e sotme është për shkak të konflikteve ndëretnike.
(E.K/SHUPLAKA)