Kreu i opozitës Lulzim Basha në fjalën e mbajtur sot në protestën e opozitës u shpreh se Kavaja është vetëm fillimi i fitores së popullit.
Ai parajmëroi se javën e ardhshme do të mbahet manifestimi më i madh qytetar se ka ndodhur ndonjëherë më parë.
‘’Tërheqja e Edi Ramës nga zgjedhjet fasadë në Kavajë janë vetëm rezultat i qëndresës suaj për të mos diktuar zgjedhjet nga krimi dhe droga.
Asgjë tjetër nuk do të ndodhte veç zgjedhjeve fasadë. Në qytetin shumë të dashur të demokracisë Kavajë, ku u ngul Elvis Rroshit, ku kreu i inkriminuar i PS-së Gentian Daja donte të kandidonte gruan e tij, ku u vendos të kandidonte mëkëmbësi i Rroshit, askush nuk kishte ndëmend të bënte asgjë.
Javën e ardhshme do të jemi këtu më të shumtë për ti treguar Edi Ramës që të vetmet zgjehdje që ky vend do të mbajë do të jenë zgjedhjet e lira dhe të ndershme me një qeveri teknike.
Ju keni luftuar tash 11 javë, por ju keni arritur atë që akush tjetër nuk arriti dot për tre vite e gjysmë, as opozita parlamentare nuk e arriti këtë që arritët ju qytetarët e bashkuar. Mos e harroni këtë, unë e kam ditur dhe di forcën tuaj, unë e di për ku jeni nisur ju, shoh dritën e Republikës së Re në sytë e fëmijëve tuaj. Kjo ditë po vjen, askush nuk e ndal dot, dita e Republikës së Re po vjen.
Zoti është me të drejtën, zoti është me shqiptarët. I bëni thirrje çdo miku, të afërmi, e në veçanti çdo të riu që të bashkohen në manifestimin e javës së ardhshme. Manifestimit më të madh që Shqipëria ka njohur’’, u shpreh Basha. (E.K/SHUPLAKA)