Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin e ka konsideruar mjaft pozitiv tërheqjen e kandidatëve nga zgjedhjet e Kavajës.
Nga qyteti i Gjirokastrës më krah të kryebashkiakes, Vlahutin u shpreh se ende ka vend për zgjidhje deri në zgjedhjet e 18 Qershorit.
Po ashtu Vlahutin e vuri theksin në fjalën e saj te Reformat që duhet të përfundojnë në vendin tonë në mëyrë që të ecet përpara në procesin e Integrimit.
“Jam absolutisht e sigurt se do të ketë guxim e mençuri të mjaftueshme dhe kurajo në gjithë politikën shqiptare që të gjejë mënyra të arsyeshme për t’u dhënë gjithë qytetarëve shqiptarë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar partinë të cilën ata zgjedhin.
Kjo nuk duhet të jetë dhe nuk ka për të qenë bllokim i ambicies për integrimin në BE. Çdo gjë që ne si be bëjmë bëhet për qytetarët e Shqipërisë . Besoj në mënyrë absolute që gjithçka kanë për të bërë politikanët shqiptarë kanë për ta bërë për qytetarët e këtij vendi. Është më e lehtë të luftosh apo të zihesh për diçka sesa të ndërtosh”- tha Vlahutin. (E.K/SHUPLAKA)