Ka kaluar kohë që nga ekzekutimi i dy vllezërve shqiptarë në itali. Alban e Agron Lleshaj u vranë më 10 nëntor të 2016 në komunën e Canegrates në provincën e Milanos.
Ndërkohë që policia italiane ka arrestuar 4 nga personat e dyshuar për këtë ngjarje.
Të arrestuarit janë 3 vëllezërit Lleshaj;
Elidon Lleshaj, 34 vjec i arrestuar në Lier të Belgjikës
Pjetër Lleshaj 37 vjec i arrestuar në Altopascio të Italisë
Edmond Lleshaj 39 vjec i arrestuar në Zagarolo të Italisë
Eduard Nikolli 25 vjec kunati i Pjetër Lleshaj i arrestuar në Altopascio të Italisë
Një person i 5 pjesëmarrës në këtë krim është shpallur në kërkim.
Sipas policisë italiane ekzekutuesit material të këtij krimi janë vëllezërit Elidon e Pjetër Lleshaj e një nga pistoletat që kanë shtënë kundër viktimave është gjetur në banesën e Pjetër Lleshaj, Në këtë banesë janë gjetur dhe 18 doza kokainë e 3500 euro cash.
Ndërsa vëllai i tyre i tretë Edmond Lleshaj e Eduard Nikolli kanë marrë pjesë në vrasje e në banesën e Edmondit janë gjetur dhe 12 500 euro cash.
Duhet thënë se sipas asaj që shkruajnë mediat italiane dyshimet kryesore që të ccojnë drejt kësaj ngjarje është pista e gjakmarrjes. ‘’Milanovorriere’’, shkruan se kanuni është me rrënjë të vjetra në Shqipëri, më shumë në veri sesa në jug të saj. Pavarësisht pëpjekjeve të qeverisë, thuhet në shkrim, ky krim vijon të jetë prezent. (E.K/SHUPLAKA)