Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, ka paralajmëruar protesta më të fuqishme javën e ardhshëm, sesa ajo e 18 shkurtit.
“Në 18 shkurt, në memorien time ishte një nga protestat më të mëdha por dhe më të nxehta në historinë e vendit. E kam thënë dhe po e them prap se të paktën 80 mijë nga ata protestues, kishin ardhur për ta fshirë Edi Ramën, por ne e menaxhuam. Jo 80 mijë, por edhe 20 mijë, po vendosën e realizojnë qëllimin.
Ka protesta që kanë karakter festiv, ajo kishte karaker revoltë, por u menaxhua në mënyrën më perfekte. Protesta tjetër po të thirret do të jetë më e madhe, por problem është më i madh sepse një herë i menaxhon, por pastaj të menaxhojnë ata ty.”, tha Berisha. (D.D/Shuplaka)