Kryetari i LSI-së njësisë 4, Arsim Rama, ka publikuar fotot nga takimi i djeshëm me Presidentin e ardhshëm të Republikës Ilir Meta, në këtë njësi.
“Pasditen e djeshme në një takim të vecantë ku mes të rinjve të njësisë Nr.4 , mer pjesë Presidenti i ri i Republikës zoti Ilir Meta, si dëshmi e vëmendjes dhe përkujdesjes së tij të vecantë për të rinjtë ,për përfshirjen e tyre në politikë, për angazhimin e tyre në nivelet më të larta të përfaqësimit në forumet e vendimmarrjes më të lartë shtetërore.”, shkruan Rama krahas fotove.
Një ditë më parë, ish-kreu i LSI-së Meta, falenderoi kryetarin e ri Petrit Vasilin për mbështetjen e ofruar prej tij.
”Dua t’i falenderoj për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe unanime të kryetarit të ri të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasilit, me të cilin jam i bindur që LSI do të marrë ato rezultate që ne kemi ëndërruar prej kohësh së bashku”, tha Meta, duke shprehur bindjen e tij për rezultatet që forca politike themeluar nga ai do të arrijë. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1745″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]