Ish-mis Albania dhe aktorja Almeda Abazi, sëbashku me bashkëshortin e saj Tolgahan Sayisman kanë kënduar shqip në një emision turk.
“Më jep një pikë ujë” me zërin e Abazit dhe Sayisman kanë krijuar një atmosferë mjaft të këndshme në Beyaz Show.
Almeda këndonte pjesën më të madhe të këngës, ndërsa Tolgahan e shoqëronte në fraza të lehta, pa patur aspak vështirësi në shqiptim.
Almeda është martuar para pak kohësh me aktorin turk, duke u bërë e famshme edhe në Turqi, mirëpo duket se nuk i ka harruar këngët popullore shqiptare. Madje me shumë dashuri ua mëson edhe turqve. (D.D/Shuplaka)