Kreu i Partisë më të re në Shqipëri “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, në një takim me socialistët dhe mbështetësit e tij në Pogradec, shprehu dëshirën për t’u bërë kryeministër.
“Unë dua të bëhem kryeministri juaj në të arthmen e afërt për të kryer ato vepra që sot ju duken ëndrra dhe iluzione, por që nesër do të jenë realitet po të udhëhiqemi nga treshja e vlerave kardinale: ndershmëria, atdhedashuria dhe profesionalizmi”
Pavarësisht kësaj, Kokëdhima sqaroi se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk do të marrë pjesë, jo vetëm për shkak të skadimit të afatit për rregjistrim, por për shkak se i cilëson si jogjithëpërfshirëse.
“ZGJIDHJA nuk do futet kurrë në zgjedhje jogjithëpërfshirëse. “Zgjidhja” nuk do futet kurrë në zgjedhje pa opozitën. “Zgjidhja” nuk do të legjitimojë kurrë zgjedhje që përçajnë popullin tonë. “Zgjidhja” do udhëheqë luftën për zgjedhje të lira e të ndershme. Ne nuk do të futemi në zgjedhje që i administrojnë partitë e mëdha. Ne nuk do të pranojmë kurrë të futemi në zgjedhje me këtë sistem. Ne nuk do t’ia besojmë kurrë numërimin dhe administrimin e votave tona Rilindjes dhe PD-së!”- u shpreh Kokëdhima. (D.D/Shuplaka)