Deputetja demokrate Majlinda Bregu ka dalë nga mbledhja e Kryesisë së PD dhe grupit parlamentar.
Në daljen për mediat Bregu u shpreh se të mos marrësh pjesë në zgjedhje nuk është fitore.
Fjala e Bregut:
Në parlamentin e ardhshëm sot nuk do të ndihen të përfaqsuar shumë shqiptarë. Ato gjëra që kam për t’i thënë nuk i fsheh. Jam e bindur që 18 qershori nuk do të jetë ditë zgjedhjesh. 18 qershori po ashtu nuk duhet të trajtohet nga Edi Rama si 29 nëntori i Enver Hoxhës. Të mos marrësh pjesë në zgjedhje nuk është fitore.
Rindërtimi i Partisë Demokratike është detyrë e çdo qytetari. Nuk duhet t’i lëmë shqiptarët në një klimë tensioni. Nuk e gjej me vend mospjesëmarrjen në zgjedhje.
(M.D/Shuplaka)
Discussion about this post