Avokati Spartak Ngjela ka shkruar në rrjetet sociale mbi të gjitha prapaskenat e tërheqjes sipas tij të kandidatit të Kavajës nga gara e 7 Majit.
Sipas Ngjelës ishin SHBA-të ato që e kërkuan tërheqjen nga Kavaja.
“Prishja e zgjedhjeve, siç po llomotit Lulzim Basha është një pamundësi absolute”,- shton ndërkohë Ngjela.
POSTIMI I PLOTE:
Berisha bojkotoi zgjedhjet: interesi historik i Shqipërisë e ka në favor.
Berisha me një gjuhë apolitike, shpreson të destabilizojë Shqipërinë, që t’i shpëtojë pastrimit antikirrupsion.
Por a i ka mundësitë reale?
l.
Asgjë nuk mund të ndodhe: e vetmja shpresë e të mundurit, është që të mos ketë asnjë shpresë.
Lufta me Amerikën do forcë dhe jo lëngim. Saliu është nën një lëngim patologjik me gjithë grupin e tij që i trembet antikorrupsionit dhe nuk arrin të kuptojë se tani nuk i mbetet gjë tjetër veçse të shohë me shqetësim rrjedhën e ngjarjeve antikorrupsion në Tiranë.
Ai nuk ka forcë, as të durojë atë që po i vjen, dhe as ta frenojë atë.
Drejtësia reale në Shqipëri është domosdoshmëri historike. Të gjithë shqiptarët duhet të jenë optimistë për këtë.
Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe forca amerikane është garancia e sigurt e stabilitetit shqiptar.
Keni për ta parë…
ll.
Shqipëria po hyn në një epokë të re; në epokën e pastrimit të krimit.
Shtyrja e Reformës në Drejtësi nga të tremburit prej saj i ka bezdisur shumë perëndimorët, sidomos politikën amerikane. Kurse të gjitha forcat që janë kundër aleancës shqiptaro-amerikane, i kanë drejtuar shpresat të korrupsioni shqiptar.
Në fakt ky është akti i fundit antishqiptar i Athinës, Shkupit dhe Beogradit; por është në fakt dëshpërim. Sot këta janë në mbështetje të destruksionit Berisha në Shqipëri, ashtu siç kanë bërë historikisht me forcat retrograde e të korruptuara të Shqipërisë.
Por, a mund të ndodhë kjo?
Saliu shpreson te antishqiptarizmi ballkanik, kurse politika amerikane kuptohet se i ka marrë të gjitha masat.
Dhe ja shenjat që e provojnë këtë:
1. Neutralizimi i plotë i Ivanovit dhe Gruevskit në Shkup në favor të çështjes shqiptare në Maqedoni.
2. Tërheqja që i kërkuan kryeministrit shqiptar nga zgjedhjet në Kavajë, dhe përkrahja e paqes sociale që shprehu politika amerikane në favor të kryeministrit shqiptar, kur ky u largua nga zgjedhjet administrative në Kavajë.
3. Shprehja e hapur e interesit amerikan për botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor kundër destabilitetit që kërkohet nga sllavo-grekët kundër forcimit të faktorit shqiptar në Ballkan.
lll
Për të gjitha këto, kjo çështje tani është e mbyllur. Shqiptarët do të votojnë më 18 qershor. Prishja e zgjedhjeve, siç po llomotit Lulzim Basha është një pamundësi absolute.
Saliu ka gjetur një fëmijë që t’u flasë amerikanëve për luftë, por zgjedhjet në një vend delikat për NATO-n, janë elementi thelbësor i stabilitetit të qeverisjes.
Çdo përpjekje për destabilitet në një vend të konsideruar kyç për përplasje me kundërshtarët e aleancës atlantike, ndëshkohet nga forca e aleancës, në rastin e Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara.
Vl.
A do të përdorë forcë politik amerikane kundër korrupsionit shqiptar që po kërkon destabilizimin e Shqipërisë?
Sigurisht që po. Dhe me forcën e moralit që i jep situata proshqiptare në Shqipëri, shpejt do të shfaqet gjuha politike amerikane e ashpër dhe e drejtpërdrejtë kundër atij që është bashkuar me kundërshtarin e aleancës atlantike dhe interesit shqiptaro-amerikan.
Saliu i hyri rrugës së turpit historik. Sigurisht që ai është në hall kundrejt ndëshkimit antikorrupsion, por marrëzia e individit nën një presion psikologjik të këtij lloji, ka çmim shumë të rëndë për të paguar.
Gjithsesi shqiptarët janë sot të sigurt dhe të siguruar për të ardhmen e tyre perëndimore.
(M.D/Shuplaka)