Lindja e të voglit Tian ka ringritur shumë pikëpyetje dhe në lidhje me raportet mes kunatave Nora dhe Tuna. Ajo që u vu re në festën e paralindjes së djalit që Tuna organizoi ishte dhe mungesa e kuntaës së saj.
Por arsyen e vërtetë pse Nora mungoi në “baby shoëer” e ka treguar Roberti. I ftuar në Prive Roberti tregon se arsyeja e vërtetë ka qenë sepse Nora duhej të ndodhej në një koncert.
“Ka qenë ditë e shtunë festa e baby shoëer-it. Tunës i është dashur ta bëjë të shtunën se shumicën e shoqërisë e familjarët të shtunën janë më të lirë.
Nora ka qenë në koncert dhe nuk ka pasur mundësi të marrë pjesë. Janë takuar më herët te ditëlindja e kunatës tjetër, nusja e vëllait të madh, të premten dhe Nora i ka thënë: “Në baby shoëer nuk mund të vij se nesër udhëtoj. Tuna i kupton më shumë këto gjëra se Tuna vetë është në këtë profesion”, -tha Roberti.
Madje ai mohoi që dy këngëtaret të kenë mosmarrëveshje. “Raportet janë shumë të mira dhe para se Tuna të jetë me Patrisin raportet kanë qenë si me çdo kolege. Nora nuk është prej atyre që ka pasur ndonjë problem ose ndonjë mosmarrëveshje me ndonjë kolege. Nora është natyrë më e butë kështu që nuk ka asgjë të vërtetë”, -tha ai. (E.K/SHUPLAKA)