Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar Presidentin e ri të Francës, Emmanuel Macron për suksesin e arritur në zgjedhjet presidenciale.
Duke e vlerësuar si mishërim të thyerjes me të kaluarën, kryedemokrati shpreh në emër të PD-së përgëzimet e përzemërta për zgjedhjen president duke i uruar suksese.
Urimi i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha:
“I nderuar Z. President,
Kombi Francez, duke ju shprehur gjatë këtyre zgjedhjeve historike mbështetjen masive të tij, i dëshmoi mbarë botës për angazhimin tuaj kolektiv drejt rinovimit të jetës politike Franceze si dhe drejt krijimit të një dinamizmi të ri Europian.
Një thyerje me të kaluarën që ju mishëroni më së miri nëpërmjet risisë së projektit tuaj, kurajos së kandidaturës tuaj si dhe nëpërmjet frymës që përcjell lëvizja juaj qytetare. Në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, dhe besnik ndaj vlerave europiane që ndajmë, ju përgëzoj përzemërsisht për zgjedhjen tuaj si President i Republikës duke ju uruar suksese juve dhe kombit francez në këtë faqe të re të jetës politike të Republikës së 5-të.
(XH.A/SHUPLAKA)