Një shtetas 53-vjeçar, banues në Bilisht, është vënë në prangat e policisë nën akuzën e dhunës të ushtruar brenda familjes.
Faredin Memelli u arrestua një ditë më parë, për shkak se për motive të dobëta, ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortjes së tij E. M. 47 vjeçe dhe vajzës 11-vjeçare.
Detaje të Policisë së Korçës:
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :
Faredin Memelli, 53 vjeç, banues në Bilisht.
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 07.05.2017 ky shtetas në banesë, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases E.M, 47 vjeçe, si edhe ndaj vajzës së tij shtetases S.M, 11 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)