10:33 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Biseda në çadër, çfarë thanë për zgjedhjet sot gazetarët, sociologët, juristët, ekonomistët e mbledhur pranë kauzës së opozitës

19:20 | 08/05/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Biseda në çadër, çfarë thanë për zgjedhjet sot gazetarët, sociologët, juristët, ekonomistët e mbledhur pranë kauzës së opozitës

Sot në çadrën e të djathtëve kishin shkuar opinionistë, gazetarë, ekspertë dhe qytetarë që folën për shqetësimin e rrezikut të votimeve pa opozitën. 

Sociologu Ergys Mërtiri tha se i vinte keq që edhe 27 vite pas shembjes së komunizmit shqiptarët ende protestojnë për zgjedhje të lira.

“Nuk ka rëndësi nëse je shumicë apo pakicë, pasi edhe sikur qytetarët e çadrës së protestës të ishin pakicë, e drejta është pikërisht tek përfshirja e pakicës në pushtet, në qeverisje. Monizmi është jo vetëm në politikë, por edhe në biznes dhe shoqëri civile, media dhe kulturë” ,tha ai duke theksuar faktin se në mediat shqiptare nuk ka më hapësira opozitare që shprehin alternativën ndaj qeverisjes aktuale. “Është në dinjitetin tonë të protestojmë e të mos lejojmë të kthehemi në telajon e kryeministrit, ku çdo mendim i tij duhet t’i imponohet gjithkujt, pavarësisht nëse shoqëria mendon se është ide e dështuar”, -tha Mërtiri.

Gazetari Fitim Zekthi u shpreh se sfida me të cilën po përballet vendi sot është mundësia e futjes në zgjedhje të njëanshme të shumicës qeverisëse.

“Mënyra se si një qeveri mund të kthehet në tirani, është dëshmuar gjatë këtyre katër viteve,  tani imagjinoni që kjo të jetë e vetme në qeverisjen e vendit, pa kontrollin e pushteteve dhe ‘checks and balances’, se çfarë mund të ndodhë. Ajo që sot duket e pamundur, nesër mund të bëhet e pakontrollueshme, sa kohë tirania e shumicës lihet e pakontrolluar politikisht, mediatikisht apo kur tolerohet nga vetë elita intelektuale e vendit”,- tha ai. 

Ibrahim Hackaj, ekonomist, u shpreh se në mënyrë që vendi të mund të përparojë parlamenti i shqiptarëve duhet të përbëhet nga njerëz intelektualë.

“Parlamenti është i inkriminuar, kjo do të thotë se edhe niveli i tij është i dobët, por nuk mund të shkohet me këtë parlament, ku për hir të qasjes në Europë duhet njerëz me aftësi shkencore”, -tha Hackaj.

Mirlinda Çollaku, juriste, është nëna e një djali 15 vjeçar të ardhmes së të cilit i trembet për shkak të modelit që fëmijëve u ofrohet sot.

“Më shumë se nga fjalët e mia, djali im edukohet me modelin që sheh dhe shoqëria jonë për fat të keq ka inspiruar nëj model ku ska rëndësi sa njohuri ke, por sa lidhje ke me të fortët e zonës dhe të qytetit”,tha ajo.

(M.D/Shuplaka)

 

 

Etiketa: cadra e opozitesmertiri@
Pas

“PS s’është më e mira, por më të mirë s’keni parë”, Rama i përvishet PD-së: Nuk keni parë gjë akoma

Para

Polici i arrestuar në Kavajë vodhi telefonin e studentes së mjekësisë në aksidentin fatal, zbulohet kush ishte 23-vjeçarja

Para
Polici i arrestuar në Kavajë vodhi telefonin e studentes së mjekësisë në aksidentin fatal, zbulohet kush ishte 23-vjeçarja

Polici i arrestuar në Kavajë vodhi telefonin e studentes së mjekësisë në aksidentin fatal, zbulohet kush ishte 23-vjeçarja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hollanda shpall non grata dy ministra të qeverisë izraelite, ministri i jashtëm holandez i bën thirrje Izraelit të përmbushë detyrimet humanitare

Ministri Gonxhja: Ekspozitë unike me ikonat shqiptare në Francë

Shiu fik zjarret në gjithë Qarkun Dibër

Flet nëna e të riut që vrau 52-vjeçaren në Pogradec: Djali im nuk vriste as një mizë

U mbyt në Drinin e Zi në Kukës! Identifikohet viktima

Skema Kombëtare, AZHBR: Mbi 1400 fermerë përfitues për kultivimin e bimëve mjekësore

SPAK mbylli hetimet! Shtyhet njoftimi për Ilir Metën

Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti – dyshohet për dhunë në familje

Lushnjë/Arrestohet, gjatë tentativës për të vjedhur 1 automjet

Sherr mes dy personave në Korçë, një i plagosur! Arrestohet tjetri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.