Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” ka folur për situatën politike në vend, në veçanti për zgjedhjet e ardhshme.
“Është bërë një pyetje e bezdishme, por edhe ne politikanët shqetësohemi, 18 qershori është një datë e drektuar nga presidenti i Republikës, por sot jemi përballë dy qëndrimeve, një ultimativ dhe një qëndrim arrogant. Kjo nuk sjell asgjë të mirë, vetëm vuajtje, varfëri. Ashtu siç ndodhi në zgjedhjet e Kavajës, që patëm një tërheqje nga kandidati socialist, në fakt është shumë e mirë që pasojat sado të vogla të jenë ato t’i shmangësh, shkaktar i kësaj janë dy partitë e vjetra, unë mendoj se të dyja palët duhet të lëshojnë, shikoj një çadër që bën këmbëngulësen, shikoj një qeveri që do të bëjë indiferenten.
Përsa i përket çështjes së zgjedhjeve, kanë një rëndësi shumë të madhe, sepse nëse pas 20 e ca vite tranzicion, ndjej keqardhje, sot nënë e tre fëmijëve diskutoj çështjen e zgjedhjeve të lira në Shqipëri, kjo është dëshpëruese.”, është shprehur Kryemadhi. (D.D/Shuplaka)