Presidenti i sapo zgjedhur i Francës, Emmanuel Macron jep dorëheqje nga kreu i Lëvizjes që e themeloi vet, një ditë pasi fitoi garën për president të vendit, raportojnë media franceze.
Richard Feran, sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes, falënderoi mbështetësit e saj, të cilët janë mbi 285.000 dhe njoftoi se Macron në mesditën e sotme dha dorëheqjen si kryetar i Lëvizjes.
Macron dorëheqjen e paraqiti në një mbledhje të jashtëzakonshme të bordit. njoftoi se Macron në mesditën e sotme jep dorëheqjen si kryetar i Lëvizjes. Kujtojmë se Macron fitoi me një rezultat të thellë kundër Marine Le Pen në zgjedhjet e së dielës. (S.SH/SHUPLAKA)