Garderoba e çdo femre do të dukej e zbrazët nëse në të do të mungonte një fustan i gjatë. Është e vetmja veshje e cila në varësi të materialit apo dizajnit do t’ju bënte të ndiheni si një yll Hollywood-i ose një fashioniste me stilin e rrugës.
Të thjeshtë apo të zbukuruar me aksesorë e gurë të çmuar, një ngjyrësh apo jo, prej pambuku, mëndafshi, këto fustane mund të kombinohen lehtësisht me çdo veshje tjetër.
Një xhaketë xhins e shndërron fustanin në një veshje me casual, një palë taka-ideale për një mbrëmje, ndersa me një palë sandale do të dukeshit me mjaft stil në një qytet bregdetar.
Fotot e mëposhtme janë Ideale për rastet e veçanta si një mbrëmje elegante apo ceremoni, tepër komode për pjesën e parë të ditës ! (S.SH/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1760″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]