Partia Socialiste ka nisur punimet e Kongresit të saj elektoral. Në këtë Kongres pritet të prezantohet programi për zgjedhjet e 18 Qershorit. Gjithçka startoi me himinin dhe më pas ishte rradha e dy të rinjve të mbanin fjalën hapëse.
Njëra prej tyre ishte studente e vitit të parë në mjekësi dhe tjetri një gjimnazist që synon të ndjekë juridikun vitin e ardhshëm.
Sipas vajzës që studionte mjekësi falë Reformës në Arsim ajo mundi të shkonte në preferencën e parë në universitet.
Duhet thënë se zgjedhja e këtyre të rinjve bëhet jo pa shkak duke ditur se Reforma në arsim dhe Reforma në Gjyqësor kanë qenë një nga të vetëshpallurat triumfe të kësaj qeverie në katër vitet e fundit. (E.K/SHUPLAKA)