Një ish-zyrtare e Departamentit amerikan të Drejtësisë tha se ka paralajmëruar Shtëpinë e Bardhë në muajin janar, se këshilltari për siguri kombëtare i presidentit Donald Trump është në rrezik për t’u shantazhuar nga Rusia.
Sally Yates, ish-ushtruese e detyrës së prokurores së përgjithshme, i bëri komentet gjatë dëshmisë përpara një nënkomisioni për drejtësi të Senatit.
Fokus kryesor i seancës dëgjimore të Senatit ka qenë këshilltari i parë i Trumpit për siguri kombëtare, Michael Flynn, i cili është detyruar të japë dorëheqje në muajin shkurt, pasi ka keqinformuar zyrtarët e administratës për kontaktet e tij me Sergei Kislyakun, ambasador i Rusisë në SHBA. P
as njoftimeve të mediave për ndërveprimet e Flynnit me Kislyakun, nënpresidenti amerikan, Mike Pence, e ka mbrojtur publikisht Flynnin. Yates, e cila ka shërbyer si prokurore në administratën Trump vetëm disa ditë, meqë është shkarkuar nga detyra.
“E kemi ndjerë se është e rëndësishme që ta kalojmë këtë informacion në Shtëpinë e Bardhë, pjesërisht pasi nënpresidenti po bënte deklarata të rreme për publikun”, tha Yates. Paneli ishte njëri prej disave që janë duke hetuar shkallën e lidhjeve midis bashkëpunëtorëve të Trumpit dhe zyrtarëve rusë. FBI po ashtu është duke kryer hetimet e veta. (S.SH/SHUPLAKA)